U ndalën nga Kosova, Xherdan Shaqiri: Barazimi më i ëmbël në karrierë…

Pas ndeshjes ka folur edhe ylli shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i cili e ka vlerësuar lart Kosovën për ndeshjen e luajtur në Zyrih në një atmosferë fantastike.

“Ndjenja ka qenë shumë speciale për mua, sepse ishte hera e parë që luaja kundër Kosovës, shtetit ku kam lindur. Ishte speciale me shikues që kishin stërmbushur stadiumin dhe atmosferë fantastike.

Kosova luajti mirë, ka ekip të mirë dhe duhet të vazhdojë të luajë kështu edhe kundër skuadrave të tjera të forta. Kosova ka cilësi, por i nevojitet më shumë përvojë.

I nevojitet edhe pak kohë, por është në rrugë të mirë për të shkuar përpara.

E kam pasur ndër mend ta vesh fanellën e Kosovën. E kam pasur ëndërr të luaj, por luaj për Zvicrën dhe jam krenar, sepse ky shtet na ka dhënë shumë mua dhe familjes sime. Kosovën e kam ekipin tim të preferuar dhe e ndjek gjithmonë.

Ky ishte barazimi më i ëmbël i karrierës sime”, ka thënë Shaqiri.

PANORAMASPORT.AL