U larguan me Shakirën drejt Miamit, çfarë mendojnë Sasha dhe Milan për partneren e re të Gerard Pique? Ja kushti që ata i kanë vendosur babait të tyre

Shakira u largua përgjithmonë nga Spanja drejt Miamit së bashku me dy djemtë e saj. Që pas ndarjes nga Gerard Pique, këngëtarja kishte vendosur të niste një jetë të re së bashku me Milan dhe Sasha në Florida.

Së fundmi është zbuluar se fëmijët nuk duan të kalojnë kohë me të dashurën e babait të tyre, Clara Chia. Gazetari Jordi Martin tregoi në programin spanjoll se djemtë ishin shprehur: “Ne nuk duam të jemi me të”.

“Një kusht që fëmijët i vendosën Gerard Piqué ishte që ai t’i vizitonte në Miami pa të dashurën e tij,” tha Martin. “Fëmijët nuk duan ta shohin Klarën. Të lutem, ne nuk duam të jemi me të në 10 ditët që do të kaloni në Miami.”– kanë thënë dy vogëlushët.

Martin shpjegoi se si funksionoi marrëveshja e kujdestarisë midis Shakirës dhe Piqué, duke pretenduar se babai kishte 10 ditë në muaj ku mund t’i kalonte me djemtë e tij. Ai gjithashtu shpjegoi se nëse Pique do të transferohej në Miami, dhe kujdestaria e fëmijëve do të ishte en jëjtë për të dy prindërit.

“Unë mendoj se fëmijët po mbështesin nënën e tyre dhe kanë parë se sa shumë ka vuajtur ajo gjatë vitit të kaluar.”

Sipas gazetës spanjolle La Vanguardia, Pique ka kujdestarinë e fëmijëve të tyre në të gjitha pushimet e tyre shkollore, duke përfshirë Ditën e Falënderimeve, Krishtlindjet dhe Pushimin e Pranverës.