U kap duke u puthur në pishinë me Jonida Maliqin, ja si reagon Romeo Veshaj

Teksa u bë menjëherë virale videoja ku këngëtarja Jonida Maliqi u kap mat në një moment intim në pishinë me aktorin e humorit, Romeo Veshaj, ky i fundit ka reaguar për herë të parë. Aktori i spektaklit të humorit “AlPazar” është filmuar nga i vëllai, Donadi, duke shkuar me gëzim të madh në punë.

Donaldi ka publikuar në “Instastory” një video ku Romeo këndon këngën e Wiz Khalifa, “See You Again”. Aktorit duket mjaft i qetë dhe duket se nuk i intereson se çfarë shkruhet për të. Dje, në një video të siguruar nga MCN Radio Albania, Jonida Maliqi shihej pranë Romeos.

Dyshja ndodheshin në pishinë, të përqafuar dhe duke kaluar disa momente vërtet romantike të filmuara këto ditë të nxehta. E përsa i përket lajmit të bujshëm, ata kanë vendosur që të mos reagojnë./Panorama Plus