U fotografuan duke u puthur në NYC, Trevor Noah flet për herë të parë për thashethemet e lidhjes me Dua Lipa-n

Prezantuesi Trevor Noah ka reaguar për herë të parë në lidhje me thashethemet që kanë qarkulluar prej ditësh në mediat rozë për një lidhje mes tij dhe këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa. Kur u pyet në lidhje me thashëthemet ai buzëqeshi dhe tha se është e mahnitshme çfarë reagimi ka pasur gjithë kjo. Ai tha se gjërat po zmadhoshin vetëm për të mbushur faqet rozë. 

“Ata ishin ulur në heshtje larg nga të gjithë të tjerët në restorant. Ishte e qartë se ata ishin të lidhur me njëri-tjetrin dhe u ulën pranë gjatë gjithë darkës. Ata u larguan së bashku dhe ecën, duke u ndalur për përqafime të gjata dhe u puthën”, thoshte kohë më parë një burim për DailyMail.

Romanca e re vjen në një kohë kur Trevor u largua nga programi i tij ‘The Daily Show’. Programi pas shumë vitesh u përball me rënie të fortë të shikueshmërisë duke çuar në mbylljen e tij. Pavarësisht që ende nuk ka një konfirmim nga ana e të dyve, çifti sipas burimeve thuhet se popërjetojnë një romancë të bukur krah njëri-tjetrit.