“Turp! Teatri Kombëtar është pasuri”, Florjan Binaj reagon ashpër ndaj vendimit të Këshillit Bashkiak

Ditën e djeshme, Këshilli Bashkiak vendosi shembjen e godinës së Teatrit. Ky vendim ka sjellë jo pak reagime nga ana e artistëve në rrjet.

Edhe Florjan Binaj e ka ngritur si shqetësim këtë çështje. “Ndërto një teatër të ri, pa prishur të vjetrin”, ka shkruar aktori në një postim në Instagram. Një propozim si i Florit, që e kemi parë si ide edhe nga disa artistë, nuk janë marrë parasysh nga Bashkia.

Me zbardhjen e vendimit, Binaj ka publikuar një pjesë të dokumentit të nënshkruar nga Këshilli Bashkiak. Ai ka nënvizuar pjesën ku Teatri cilësohet si “pasuri”. “E shkruar e zeza mbi të bardhë që Teatri Kombëtar është pasuri. As popujt e pasur nuk prishin pasuritë! Turp!”, ka shtuar më tej Flori.

Ndërkohë, artistët vijojnë protestat para godinës së Teatrit.

News31.al