Trupi i Jennifer Lopez një “artileri e rëndë” formash

JLo-2

Jennifer Lopez është bërë pjesë e kopertinës së ‘InStyle’ për muajin dhjetor. Në kopertinë ajo duket e veshur me shumë stil, ndërsa në brendësi të artikullit, JLo shfaqet sensuale si kurrë më parë. Prej vitesh të gjitha femrat e kanë admiruar trupin e saj, sepse Jennifer ka linja për t’u pasur zili. Në fakt duket se kujdesin për trupin, JLo e ka marrë si kulturë nga familja e saj. “Në familjen time linjat trupore lavdëroheshin dhe ishin pjesë kulturës. Ishte diçka e tillë, ‘Jennifer ka të pasme të mëdha dhe kjo është gjë e mirë”, – ka treguar ajo. Gjithashtu ajo ka thënë se modelet e dobëta të viteve ’80-’90 nuk i kanë tërhequr asnjëherë vëmendjen, shkruan Who. JLo ka folur edhe për jetën e saj private, ku ka treguar se lidhja me Alex Rodriguez është shumë herë më e lehtë se sa me ish-partnerin, Ben Affleck.