Tragjike në Spitalin Infektiv, ndërron jetë 28-vjeçarja 5 muajshe shtatzënë e prekur nga Covid-19

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë ditën e sotme, teksa një 28-vjeçare në muajin e 5-të të shtatzënisë, e prekur nga Covid-19, ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë. Mësohet se 28-vjeçarja, Emanuela Dalipi, ka qenë e shtruar në Spitalin Infektiv prej 3 ditësh, në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ishte konfirmuar pozitive me koronavirus rreth një javë më parë.

Ajo ka qëndruar për disa ditë në banesë pasi ka marrë përgjigjen e testit dhe është munduar të shmangë kurimin, për shkak të frikës se mund të dëmtonte fëmijën. Megjithatë gjendja e saj erdhi duke u përkeqësuar dhe u dërgua me urgjencë në reanimacion.

Aty mjekët tentuan të heqin fëmijën, për t’i shpëtuar jetën 28-vjeçares, por ajo ka ndërruar jetë, dyshohet për shkak të hemoragjisë.

/News31

Burimi: Newsbomb