Tragjike/ Gennaro Gattuso merr lajmin e trishtë, humb jetën motra e tij

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, ka marrë lajmin e trishtë se motra e tij, Francesca, ka ndërruar jetë. Mësohet se ajo ishte prej 3 shkurtit në gjendje të rëndë shëndetësore.
Motra e Gattuso vuante nga një formë agresive e diabetit sipas mediave italiane. Ajo nuk kishte pasur përmirësime dhe ka lënë pas një djalë 3 vjeç, duke ndërruar jetë në moshën 37 vjeçare.
Bëhet e ditur se Gattuso nuk mori pjesë në konferencën e zakonshme për shtyp sepse udhëtoi menjëherë tek motra e tij në Varese.