Tom Hardy shfaqet surprizë në turneun e arteve marciale dhe fiton medaljen e artë

CV-së së Tom Hardy-t do t’i shtohet një tjetër përvojë. Tani, ylli i suksesshëm do të shkruajë edhe të qenit kampion në arte marciale.
Aktori 45-vjeçar fitoi medaljen e artë në arte marciale në Kampionatin e Hapur UMAC Brazilian Jiu-Jitsu 2022.
Të pranishmit dhe konkurrentët e tjerë mbetën të habitur kur Hardy u shfaq në turneun e mbajtur në Milton Keynes, Angli.

“Isha vërtet i emocionuar dhe i impresionuar, sepse ai më tha në një kampionat se ‘po vij në tjetrin’ dhe e mbajti fjalën,” tha arbitri Mohamad Itoumaine. “Është shumë e vështirë të bësh një person të famshëm të vijë në një garë lokale sepse oraret e tyre janë shumë të ngarkuara”.

Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë një Hardy-n fitimtar duke mbajtur certifikatën e tij të bërë me emrin e vërtetë “Edward Hardy”. Ai ka tani një rrip blu.

“Duhet përkushtim dhe punë e vështirë për të arritur atë nivel. Ai është i aftë teknikisht, fizikisht dhe mendërisht. Ai është dikush që dëshiron të fitojë në mënyrën më të mirë të mundshme, gjë që e bën kundërshtarin e tij të nënshtrohet dhe të dorëzohet,” shtoi Itoumaine.