Temperaturat kanë arritur majat nga bashkëpunimi i Ledri Vulës dhe Morena Tarakut

Me nisjen e sezonit të ri veror, nisin edhe bashkëpunimet e ndryshme.

Pasi zbuluam se Melinda, Gjiko dhe Nora do të sjellin një projekt të ri muzikor, mësohet se bashkëpunimi i radhës është ai i Morena Tarakut me Ledri Vulën. Kanë qenë vetë këngëtarët që kanë ndarë momente nga xhirimet e tyre para makinës së kuqe, por duke mos zbuluar asnjë detaj për këngën.

Diçka është e sigurt, do të jetë shumë nxehtë, pasi termometri shfaqet flakë i kuq në foton e dy reperëve. Ç’të jenë duke gatuar vallë? Ndjekësve do u duhet të presin dhe pak./revistawho.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)