Të izoluar së bashku, Zaimina ndan momentet romantike duke u puthur me partnerin

Zaimina Vasjari është një nga personazhet më të njohura të showbiz-it shqiptar, e cila rrallë herë tregon detaje nga jeta e saj personale.
Por teksa ka qenë në karantinë me familjen e saj, janë shtuar postimet që këngëtarja ka bërë me vajzën dhe partnerin e saj.
Së fundmi, Zaimina ka publikuar si rrallë herë një foto me partnerin e saj. Në përshkrimin e fotos, ajo ka shkruar një pjesë të këngës së Lumi B dhe Ledri Vulës, “Kiss Kiss”.
“Mos u bo pis, ama një kiss kiss”, shkruan Zaimina dhe fotoja ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj.