Të gjithë e dinim ruse, por Olga e Dritan Shakohoxhës është stjuardesë nga Lushnja

Kampionati Botëror “Rusi 2018” përveç emocioneve të futbollit solli edhe shumë reklama për bastet sportive. Ajo që do mbahet mend më gjatë është reklama ku ka si personazh komentatorin sportiv, Dritan Shakohoxha. Së bashku me të ishte edhe Olga, e cila nga ky botëror la shprehjen: “Luaj për qejft, jo për hall”. E teksa të gjithë mendonim se Olga është nga Rusia, e paskemi ditur gabim. Për nga interpretimi dhe bukuria, realizuesit e kësaj reklame kishin goditur në shenjë, pasi Olga paraqitej me të vërtetë si ruse, shkruan “gjurma.al”. Madje, batutat e Shakohoxhës dhe Olgës u bënë pjesë e zhargonit tonë të përditshëm, shkruan Panorama Plus.Por ajo në të vërtetë është shqiptare. Mësohet se ajo është nga Lushnja, që punon si stjuardesë në një kompani ajrore.