Takimi i dytë me ‘Dua të të bëj të lumtur’ sjell këtë të ftuar special për të dhënë një mesazh të fortë

Javën e kaluar nisi transmetimi i programit të së shtunës mbrëma në ekranin e ‘Top Channel’, ‘Dua të të bëj të lumtur’. Në puntatën e parë të tij nuk kanë munguar as të ftuarit special, një prej tyre dhe këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, i cili u surprizua nga një prej familjeve të cilat kishte ndihmuar gjatë periudhës së tërmetit.

Ndërsa disa orë më parë, Arbana Osmani ka zbuluar se e ftuara speciale e kësaj jave do të jetë Dafina Zeqiri, e cila do të bëhet pjesë e programit për të surprizuar një vogëlushe dhe për t’i dhënë asaj një mesazh mjaft të fortë.

Me siguri njëjtë si java e kaluar edhe kjo e shtunë do të rezervojë shumë emocione për të gjithë teleshikuesit e ‘Dua të të bëj të lumtur’./revistawho.com