“Takimet e mia me 39 personazhe që dominuan historinë e shqiptarëve”, Blendi Fevziu sjell shumë shpejt librin e tij të ri

Gazetari i njohur Blendi Fevziu do të lançojë shumë shpejt librin e tij më të ri. Përmes një postimi në Facebook, ai ka shpërndarë kopertinën e librit i cili titullohet: Takimet e mia me…

Siç shpjegon Fevziu, ky libër do ketë 350 faqe ku do të rrëfehet më shumë mbi jetën e 39 personazheve që kanë dominuar historinë e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Secilin prej tyre, thekson gazetari, i ka njohur personalisht.

“Së shpejt në treg, libri im i ri me 350 faqe. Portretet e 39 personazheve që kanë dominuar historinë e shqiptarëve që unë i kam njohur personalisht. Një rrëfim si i kam njohur dhe cila ka qenë jeta e tyre…Personazhe që kanë dominuar historinë e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi…”, shkruan Fevziu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

/tvklan.al