Stilisti turk Bora Aksu ia dedikon koleksionin e ri vjeshtë/dimër 2023 viktimave të tërmetit!

Stilisti me origjinë turke, Bora Aksu, prezantoni së fundmi koleksionin e saj të ri vjeshtë/dimër 2023, në Javën e Modës në Londër. I frymëzuar nga filmi vizatimor “Wednesday Addams” dhe piktori norvegjez Edvard Munch, stilisti ia dedikoi ditën e tij, viktimave të tërmetit që tronditi vendin e saj të lindjes, Turqinë, mëngjesin e 6 shkurtit.

Sfilata në fakt ishte e qetë, pa të qeshura, me duartrokitje vetëm në fund të saj. Modelet ishin veshur kryesisht në të zezë dhe të bardhë dhe në asnjë krijim, nuk mungonte dantella e tyli i dendur, në fustane e funde. Sikurse edhe copat me pika, të preferuarat e stilistit turk. Nuk mungonin ngjyrat blu apo rozë e fortë, sa për të thyer bardh e zinë e koleksionit të ri.

Rikujtojmë se një tjetër tërmet i fuqishëm goditi Turqinë. Raportohet se tërmeti me magnitudë 6.4 ra në zonën më të goditur nga tërmetet e dy javëve më parë. Kujtojmë se nga lëkundjet e 6 shkurtit me magnitudë 7.8, në total më shumë se 46.000 persona- 41.044 në Turqi dhe 4.966 në Siri, gjetën vdekjen nga lëkundjet shkatërrimtare të tokës. Mbi një milion të tjerë kanë mbetur të pastrehë dhe sipas parashikimeve, kostoja ekonomike e shkaktuar nga tërmeti mund të arrijë në miliarda dollarë.

Top Albania Radio