“Stërvitjet me Edi Rejan i mbyllnim me sherr”, flet 10-a i fundit i Napolit: Bëri ekip me burra të vërtetë

Roberto Sosa është një nga emrat e paharruar për tifozët e Napolit. Sulmuesi ishte pjesë e ekipit në vitet në Serinë C dhe e ndihmoi të ngjitej në A, nën drejtimin e Edi Rejas. Një eksperiencë e paharrueshme për lojtarin i cili ishte i fundit që mbajti fanellën me numrin 10 te Napoli, para se ajo të hiqej përfundimisht nga qarkullimi në nder të Maradonës.

Ai ka kujtuar pikërisht këto vite të arta dhe drejtimin e Edi Rejas që e bëri klubin përsëri pjesë të elitës, duke e marrë nga futbolli i provincave.

“Vitet nga Seria C në A me Napolin? Janë vite të paharrueshme për këdo që bëri pjesë në atë skuadër. A ishte Reja një trajner i ashpër? Na linte të lirë në stërvitje, por ashtu i mbyllnim thuajse të gjitha stërvitjet me sherr… Kishte një bashkim të jashtëzakonshëm, por edhe konkurrencë. Zihesha me të skuadrës? Po, kisha shpirt luftarak, por janë gjëra që ndodhin në çdo skuadër.

Napoli im kishte karakter. Reja mund të kritikohej apo jo, por eci përpara me një skuadër burrash të vërtetë. Nuk ishte e thjeshtë, por kjo është arsyeja pse fituam edhe në terrene të pamundura, kishim zemër të madhe”, tregoi ish-sulmuesi i Napolit.

PANORAMASPORT.AL