Sot fillon Eurovizion! Bastet: Ukraina fiton, Shqipëria i çudit të gjithë

Sot në darkë do të mbahet nata e parë e Eurovizionit që këtë vit mbahet në Torino dhe Shqipëria do të jetë piëkrisht ajo që do të hapë serinë e këtij festivali.

Ukraina konsiderohet favoritja absolute. Grupi Kalush Orchestra do të performojë këngën Stefania, e cila është në gjuhën ukrainase dhe ka elemente të traditës muzikore ukrainase. Shqipëria në këto baste, renditet e 7-ta.

Sonte do të mbahet live edicioni i 66-të i ‘Eurovizionit” ku do të konkurrojnë 17 vende, por vetëm 10 do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.

Shfaqja fillon në orën 21:00 , drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino, Itali. Mikpritësit janë Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan. Të enjten, gjysmëfinalja 2 do të gjejë 10 kualifikueset e fundit nga 18 këngë.

Sonte do të mbahet live edicioni i 66-të i Eurovizion-it ku do të konkurrojnë 17 vende, por vetëm 10 do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës. Hapjen e edicionit do ta bëjë këngëtarja Ronela Hajati e cila do të përfaqësojë vendin tonë me këngën “Sekret”.

Pas 17 këngëve nga gjysmëfinalja e parë, do të shfaqet një pamje paraprake 1 minutëshe e dy prej pesë vendeve të parakualifikuara: Franca dhe Italia . Këto pamje paraprake janë regjistruar dje në provat e jurisë. Shfaqja do të filloj sot më 10 Maj në orën 21:00 , drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino, Itali. Prezantuesit do të jenë Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.