Sot “e hëna blu”, çfarë është dita më e trishtuar e vitit

“E Hëna blu” njihet ndryshe e Hëna e tretë të janarit dhe konsiderohet si dita më dëshpëruese e vitit. Ideja për ta etiketuar kështu të Hënën e tretë të muajit janar ishte e psikologut Cliff Arnall në bashkëpunim me Universitetin e Cardiff.

Këtë vit, kjo ditë e zymtë do të jetë në 15 janar. Nuk ka mjaftueshëm shpjegime shkencore se çfarë fshihet pas të hënës Blu, por ka disa arsye se pse kjo ditë na bën të ndihemi më të trishtuar se zakonisht.

Ata marrin në konsideratë disa variabël të ndryshme si moti, borxhet e akumuluara nga dhuratat e Vitit të Ri, rënia e motivimit pas festave, e të gjitha këto e bëjnë këtë ditën më të zezë të vitit, dita kur ndjehemi më të trishtuar.

Teoria thotë se kjo është koha e vitit kur ne të gjithë jemi më të ftohtë, më të thyer dhe më pak të motivuar për tu përshtatur me vitin e ri. Me shpenzimet e shtuara të festave të fundvitit që na kanë lënë një boshllëk edhe në xhepa që kombinohet me natën e gjatë dhe motit gri, nuk bën aspak habi fakti, që kjo e Hënë të jetë dita më e trishtueshme e vitit.

Janari mund të jetë një kohë depresive për shumëkënd pasi historikisht regjistrohet rritje e numrit të divorceve apo njerëzve që braktisin punën.

Politico.al