Soprano mashkull/ Venezueliani me llojin më të rrallë të zërit në botë

Samuel Marino është një këngëtar i ri me origjinë nga Venezuela dhe i pozicionuar në Berlin.

Ai zgjodhi të linte zërin e tij jashtëzakonisht të lartë të paprekur, në mënyrë që të mund të përqafonte një karrierë në opera dhe të këndonte arie sopranoje.

Samuel konsiderohet një talent i rrallë në opera. 29-vjeçari është një prej pak sopranove meshkuj në botë.

Por nuk është vetëm stili dallues i Marinos që po emocionon botën e operës!

Venezueliani thotë se është në një mision për të sjellë audiencë të re në këtë zhanër.

I konsideruar si lloji më i rrallë i zërit në botë, tingulli i sopranos mashkullore sfidon kategorizimin e ngurtë, ndërsa kënaq dhe mahnit dëgjuesit.

Arti i sopranos mashkull mesa duket është duke gjetur vend në opera sërisht.

Pas ‘castrato’ i cili doli në pension në vitin 1913, kanë qenë kryesisht femrat ato që kanë kënduar muzikën e tyre, por tani 29-vjeçari Samuel Marino, i lindur në Venezuelë dhe që jeton në Berlin, po e ndryshon këtë narrativë.