Sophia Turner shfaqet me barkun e rrumbullakosur (Foto)

Nisur nga fotoja e fundit e Sophia Turner’s duket se nuk bebushi i çiftit nuk do të vonojë shumë të vijë. Aktorja dhe Joe Jonas u përpoqën shumë ta mbanin sekret lajmin e ëmbël, por tani që e di e gjithë bota, ajo s’lë rast pa treguar gjithë stil barkun e rrumbullakosur.

Në foton e fundit, veshja e Turner është kombinim goxha frymëzues për vajzat shtatzëna. E fotografuar rrugëve të Los Angeles-it, aktorja mbante veshur një palë streçe gri, një bluzë të shkurtër (crop top) dhe një xhaketë me kuadrate, kombinuar me atlete.

Që nga momenti kur lajmi u bë publik në shkurt të këtij viti, Sophie është përpjekur të mbajë një profil të ulët dhe nga shkrepjet e paparacëve, duket se po i shijon ditët me bebushin në bark sipas mënyrës së saj. Aktorja nuk shmang asnjë xhiro në ajër të pastër apo me qenushin e saj buzë detit. Nuk dihet ende kur do të lindë bebushi, por nga çfarë duket, nuk ka mbetur dhe shumë!