Skandal në Prishtinë/ Reperi shqiptar përfshihet në rrahje masive pak orë para koncertit

Reperi Azet, i cili kishte planifikuar të performonte në Zone Club, përfshi në një rrahje masive. Burime për Prive.al rrëfyen që ngjarja ndodhi në parkingun e një hoteli në kryeqytet ku dy palë mysafirë të hotelit, Azet me shoqërinë e tij në njërën anë dhe disa shqiptarë me banim në Zvicër në anën tjetër u përleshën mes tyre. Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat policore, përfshirë ato të njësisë speciale që bënë bastisjen e makinave të shtrenjta të grupeve dhe dhomat e gjumit, sipas Prive. Jo zyrtarisht, u mësua se u gjetën në cilësinë e provave materiale disa shkopinj bejsbolli.