“Si zog je!”, Albi Nako nis të shpalosë arsenalin e ngacmimeve ndaj Alba Hoxhës

Balerina e njohur, Alba Hoxha është kthyer së fundmi në një personazh të njohur në Shqipëri. Madje ajo komentohet shumë nëpër media e rrjetet sociale për jetën e saj profesionale dhe atë private, shkruan Panorama Plus. Një ditë më parë ajo ka postuar një fotografi në profilin e saj në “Instagram”. Fotoja ka marrë shumë pëlqime dhe komente, ku bien në sy ai i koreografit të njohur Albi Nako, që komentohet si i dashuri i saj, dhe Linda Reit, e cila “e përndoqi” për disa ditë me statuse ironike në rrjetet sociale. “Si zog je”, shkruan Albi Nako, e nënkuptuar me anë të një emoji. Ndërsa Linda Rei i ka thënë Albës: “Vdeksha unë për ty sa e bukur je moj!”.