“Shyqyr që s’më ndatë nga gruaja!, Ardit Gjebrea sqaron drekën me Arbana Osmanin

Moderatori është shprehur se me Arbana Osmanin ka ngrënë thjesht një drekë qejfi siç mund të ndodhë mes dy miqve të mirë.
Featured image of article: “Shyqyr s’më ndatë nga gruaja”, Ardit Gjebrea reagon pas drekës me Arbana Osmanin: Ishte për qejf Ardit Gjebrea dhe Arbana Osmani 8 Gusht, 2019 17:21
Ardit Gjebrea ka reaguar për herë të parë pas lajmeve se Arbana Osmani do të kalojë në Tv Klan. Në një status në rrjetet sociale Gjebrea ka hedhur poshtë lajmet për marrëveshje punë mes tyre dhe shkruan se dreka ka qenë thjesht një drekë qejfi.
“Hajde besoju këtyre…Shyqyr që nuk thanë që do të ndahem nga gruaja. Po një drekë për qejf ishte mor aman…a mundet që dy miq të hanë një drekë jashtë pune?
“A duhet se s’bën të ketë diçka pas,” shkruan Gjebrea.
Reagimi i Ardit Gjebreas
Fakti që Arbana Osmani do të kalonte në Tv Klan u përfol nga shumë media pasi dy moderatorët u panë bashkë duke drekuar. Pikërisht kjo drekë u nënkuptua si një marrëveshje pune./Dosja.al