Shqiptari nuk merr dot aktin e martesës, e-albania e lë në pritje

Që nga 1 maji, shumë shërbime që më parë ofroheshin në zyrat e instituticioneve të ndryshme shtetërore, tani ofrohen online përmes e-albania.

Rama dhe qeveria i tij kanë kaq ditë që mburren duke thënë se jëmi të parët në rajon për shërbime të tilla, kemi shmangur radhët e gjata, korrupsionin etj

Vetëm se ka një problem, e-albania nga ngarkesa e madhe të shumtën e rasteve nuk punon gjë që ka acaruar dhe ëmrzitur shumë qytetarë.

Njëri prej tyre ankohet në JOQ Albania, i cili ka më shumë se 5 ditë që pret të shkarkojë një akt martese, por nuk e realizon dot.

“Prsh JOQ! Kam nje ankese per e-Albania, hyj ne portal per te marre nje akt martese dhe nuke punon, ky Zotri Rama thote se punon 24 h. Kam 5 dite qe pres per kete dokumet”, shkruan qytetari.

Në fakt ky nuk është rasti i vetëm që ankohet për mos funksionimin e-albania, por Rama do thoshte në këtë rast “e keni psikolgjike”.