Shkurte Gashi flet për njohjen me bashkëshortin, zbulon se si një mesazh i dërguar gabimisht “i hapi punë”

Shkurte Gashi së bashku me partnerin e saj, Albert Limanin, kanë krijuar një familje të bukur, teksa janë bërë edhe prindër të një djali, Malit.

Së fundmi, teksa ishte e ftuar në “Prive”, këngëtarja ka treguar për herë të parë se si është njohur me bashkëshortin e saj.

Njohja jonë ka qenë përmes kolegut tonë, Milot Llalloshit. Ai postoi një story në Instagram duke kënduar me një bandë. Dhe unë duke menduar se i kisha shkruar Milotit, i kisha shkruar Albertit. I shkrova: ‘Të lumtë Milot’. Pastaj më vjen një mesazh nga Albert Limani ‘Falemindeirt shumë’ dhe një zemër.

Dhe unë i thashë ‘të lutem më fal, se doja t’i shkruaja Milotit’. Mesazhi i dytë i Albertit ishte ‘S’ka gjë faljet janë nga Zoti, mos ki dert se jam i joti’. Dhe thashë ç’më gjeti mua me të, kush e duron tani. Dhe unë e pyeta pastaj ‘çfarë do të thotë kjo?’. E më tha ‘do të thotë shumë, po nuk ka lidhje’.

Atë natë Miloti më kërkoi të dilnim, po ashtu vajza e tezes. Unë përtoja, por meqë më kërkuan thashë hajde po dal dhe aty u takova për herë të parë me Albertin. Ai filloi të bënte muhabet me mua dhe vajzën e tezes, por shikimin e kishte gjatë gjithë kohës tek unë.

Pastaj nisën mesazhet shoqërore dhe dashurie. Më vonë unë pa u njohur mirë me Albertin, njoftova familjen time që jam duke biseduar me një djalë. Edhe Alberti gjithashtu familjen e tij dhe ja ku jemi sot”,- rrëfeu Shkurtja.

Përsa i përket shtatzënisë, të cilën Shkurte e mbajti të fshehtë, këngëtarja tha se arsyeja lidhej pikërisht me frikën nga pandemia. Sipas saj, “gratë shtatzëna janë më të sulmuarat” në rrjete sociale.

Jam munduar që kjo periudhë të shkojë mirë dhe me dal në një intervistë, siç kam pritur deri më tani, tek ata njerëz që më kanë përkrahur me vite dhe jo tek portalet për shembull, që nëse do e kisha publikuar, (do shkruanin) për një fëmijë, engjëll, për interesa klikimesh. Nuk është e drejtë, se ai është fëmijë, është engjëll, është gjynah me e keqpërdor”,- u shpreh Gashi.