“Shisja banane, vij nga një familje e vuajtur”, Albano Bogdo një jetë plot vuajtje e sakrifica: M’u divorcuan prindërit kur isha 12 vjeç

Aktori i humorit, Albano Bogdo ka qenë i ftuari i radhës në “Glamour Zone”. Gjithmonë një personazh i drejtpërdrejtë, Albano ka rrëfyer disa detaje që nuk i dinim më parë, nga fëmijëria e tij e vështirë.

I përballur me divorcin e prindërve që në moshë të vogël, aktori ka treguar se është përballur me shumë sfida në jetë. Atij i duhej të ishte shtylla e shtëpisë, dhe për këtë ka kryer punë nga më të rëndomtat për të siguruar të ardhura për familjen.

“Unë vij nga një familje e vuajtur dhe nuk e kam patur luksin të bëj shumë gabime.E kam vuajtur divorcin e prindërve shpirtërisht por s’e kam lënë të më ndikojë në jetë. Mblodha mendjen, pavarësisht se kam qenë i vogël 12 vjeç. Në këto raste kur të divorcohen prindërit pret që të të mbështesin. Dhe të gjithë më thonin je kollona e shtëpisë, je burri i shtëpisë. Unë tre herë kisha dalë nga shtëpia. Kam qenë nga këtë fëmijët humbameno, më rrihnin të gjithë. Fillova papritur dola punoja, ndihmës banakier, ndihmës kamarier. Shisja banane, akullor, nga këto punët e rëndomta që mund të gjesh, ”- është shprehur Albano Bogdo.