Sheila Haxhiraj: Ju tregoj për “krizën e dashurisë” që përjetoj në projektin e ri

Herë e veshur me të bardha dhe herë me të zeza shfaqet këngëtarja Sheila Haxhiraj në setin e fotove, realizuar për projektin e ri muzikor me titull “T’iki t’iki”. Jo pa qëllim ka zgjedhur kontrastin bardh e zi, për të shprehur të dyja anët e medaljes, errësirën që provon pas një zhgënjimi në dashuri, dhe pastërinë e shpirtit kur ndjen vërtet për dikë. Pasi fitoi “X Factor 1” ajo njihet si vajza e bukur e sensuale që i pëlqen muzika R&B, por për projektet e reja në muzikë, dashurinë dhe sekretet e patreguara më parë, Sheila rrëfehet për revistën “Story”.

Ndihesh femër fatale në pamjen tënde, të ka thënë dikush që bukuria jote tremb?
Njerëz të ndryshëm komentojnë në mënyra të ndryshme, më kanë krahasuar dhe me Monica Bellucci etj, por kjo për mua nuk do të thotë aspak që ndihem femër “fatale”. Natyrisht që vlerësime të tilla të japin pozitivitet e të bëjnë të ndihesh mirë. Po rikthehesh në dimër me një stil shumë interesant në klipin “T’iki t’iki”.
Pse e ke konsideruar këtë këngë një projekt të madh?
E kam cilësuar të tillë sepse kam punuar me njerëzit e duhur, dhe impenjimi për këtë projekt ka qenë shumë më i madh dhe mendoj që do të pëlqehet nga publiku.
Për çfarë flet teksti i këngës, pra kujt i dedikohet?
Nuk është një dedikim personal. Teksti është ndërtuar në mënyrë të tillë, që flet për një “krizë dashurie”.
Këtë herë përfaqëson vajzën e brishtë apo atë krenare, që nuk e kthen kokën pas?
Duke pasur parasysh fjalët e tekstit nuk përfaqësoj as vajzën krenare dhe as të brishtën, por të dashuruarën, që pavarësisht zhgënjimeve në dashuri të jep dhe një shans të dytë për të vazhduar lidhjen.
Nga fotot e reja shohim që ke luajtur me kontrastin bardh e zi. Pse?
E bardha dhe e zeza janë dy ngjyra të kundërta, por shumë të bukura për syrin tim. Të dyja janë ngjyra shumë sensuale, që përfaqësojnë sharm, stil dhe klas. Këto kontraste janë menduar si një rikthim në kohë të filmimeve të vjetra bardh e zi, po natyrisht të punuara shumë më bukur se ato vite.
A lidhet kjo ide me ndonjë filozofi tënden për dashurinë dhe jetën?
Nëse do të bëja një përshkrim të filozofisë së këngës, veshja ime me peliçen e zezë personifikon atë pjesën e errët të zhgënjimeve në dashuri, ndërsa veshja e bardhë personifikon kthjellësinë e shpirtit tënd, qetësinë e mendimit për të qenë e lumtur në vazhdimin e lidhjes, ose në harresën e lidhjes e gjetjen e paqes.
Si do e përshkruaje humbjen në dashuri, po ndjenjën që zgjat përgjithmonë?
Nuk po hyj në detaje për të përshkruar këtë ndjenjë zhgënjimi apo lumturie të pafundme, pasi mendoj që të flasësh për to duhet të kesh kaluar eksperienca të tuat, e në veçanti humbjen. Përsa i takon dashurisë mendoj që është si një melodi e bukur që të relakson shpirtin e zgjat pafund.
Çfarë të lidh tani me muzikën R&B, dhe cili do të ishte dueti që ëndërron të realizosh një ditë?
R&B mbetet një ndër rrymat e mia të preferuara, por nuk do të thotë se çdo këngë e imja do të bëhet në këtë rrymë. Kam disa këngëtarë botërorë për të cilët ëndërroj të kem një bashkëpunim me ta. Po përmend një emër, Beyonce.
Për të spikatur në këtë treg muzike, si duhet të veprosh dhe ti e ke zbuluar sekretin?
Menaxhimi në art është i vështirë. Mendoj që ka disa mënyra për të spikatur në tregun muzikor, varet nga këndvështrimi i çdo artisti për të zgjedhur mënyrën se si do të spikasë në këtë fushë. Unë sot për sot ndihem komode me mënyrën time të të prezantuarit. Rikthehemi tek jeta sentimentale.
Bën pjesë tek femrat që e konsiderojnë partnerin e jetës gjysmën më të mirë, apo ndihesh e plotë edhe vetëm?
Sot për sot ndihem mirë dhe vetëm. Propozimi më i bukur dhe më serioz që të është bërë deri me sot nga një djalë? Mendoj që çdo njeri ka të drejtën e vet për të ruajtur privatësinë e tij.