Sfidat e një lidhjeje në distancë, Elhaida Dani bën postimin romantik për Ledian Agallijajn

Lidhjet në distancë shoqërohen gjithnjë me sfida, por dashuria tejkalon gjithçka.

Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj po jetojnë romancën e tyre herë larg e herë afër njëri-tjetrit. Angazhimet profesionale kanë bërë që javët e fundit Elhaida të udhëtojë shumë për muzikalin e saj “Notre Dame de Paris” dhe ndodhet aktualisht në SHBA,  kurse balerini në Tiranë.

Me kilometra të tëra larg, sigurisht zemra e këngëtares është te Lediani. Ajo ka ndarë një foto të tyre nga “Dancing with the Stars’ në Instagram dhe shkruan: “Ende personi që më mungon më shumë është ai”. Teksa e ka ripostuar, balerini shton: “Edhe ti më mungon”.

Dyshja u njohën në “Dancing with the stars” ku lindën edhe ndjenjat mes tyre.  Lediani ka deklaruar se ata kanë biseduar bashkë për çdo gjë dhe se lidhja e tyre është reale. Nga ana tjetër, Elhaida është shprehur se të dy kanë qenë beqarë kur nisën lidhjen e tyre dhe ka kërkuar që njerëzit ta lënë ta jetojnë historinë.