Sëmundja e lëkurës që *mund* të ketë Ledri, nuk është aq ‘tragjike’ sa ç’thuhet në portale!

Ndjekësit e vëmendshëm mund të kenë vënë re edhe më parë, shenja të bardha në duart e Ledri Vulës. Si këto në foto për shembull:

Por, në një intervistë re në “Pushime on Top”, shenjat në duart e tij ishin disi më të dukshme, ndoshta nga pozicioni i duarve dhe ai i kamerës.

Në shumë tituj portalesh, mund të keni lexuar për “sëmundjen e pashërueshme nga e cila vuan Ledri” – fjalë që të bëra së bashku të japin idenë e një gjendjeje shëndetësore të vështirë, kur në fakt s’ka pse të jetë kështu (për më tepër, as Ledri nuk ka thënë gjë lidhur me këtë).

Sidoqoftë, nëse bëhet fjalë për vitiligon – duhet të dini se është një gjendje e lëkurës, gjatë së cilës shfaqen njolla të bardha të zbehta kryesisht në fytyrë, duar, këmbë dhe në shumë raste, edhe në gjithë trupin. Kjo vjen si rezultat i humbjes së pigmentit në lëkurë.

Megjithatë, vitiligo zakonisht nuk përbën një kërcënim serioz për shëndetin e dikujt.

Në rastet më pesimiste, mund të rezultojë në komplikime fizike, si probleme me sytë, probleme me dëgjimin dhe djegie nga dielli. Njerëzit me vitiligo gjithashtu priren të kenë më shumë gjasa të kenë një sëmundje tjetër autoimune (si çrregullimet e tiroides dhe disa lloje të anemisë).

Meqë Ledri nuk ka folur ende lidhur me këtë, mund të lexoni ç’thotë Winnie Harlow, modele e famshme, veçanërisht për lëkurën e saj të veçantë – si rezultat i vitiligos.

“Është thjesht një gjendje lëkure. Nuk dhemb dhe nuk është ngjitëse. Nuk kam asnjë problem. Jam mirë. Ti mund të thithësh të njëjtin ajër si unë”, thotë ajo.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.