Sara Hoxha flet për BBVA: Nga çmimi, hyrjet e reja te çfarë është e ndaluar në shtëpi

Producentja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Hoxha, tregoi në një intervistë për “Goca dhe gra” disa detaje për edicionin e dytë të “Big Brother VIP Albania”, duke nisur me pyetjen nëse do të ketë hyrje të reja e deri te gjërat që janë të ndaluara në shtëpi.

A do të ketë hyrje të reja?

Po.

Çmimi?

100,000 euro.

A ka ndikuar “Big Brother VIP Kosova” që nuk ka shumë hyrje nga Kosova në “Big Brother VIP Albania”?

“Jo, ne do të kemi edhe hyrje të tjera, por mendoj që “Big Brother” gjithmonë ka pasur njerëz nga Kosova, Maqedonia etj” u shpreh Sara.

Çfarë nuk lejohet?

1. Dronat (sepse mund të konfuzojnë banorët).
2. Nuk lejohen diskutimet politike shumë, fushatat politike.
3. Çdo gjë që kalon limitet e diskutimit njerëzor.

Anabelmagazine