Saga e tradhtive të Piques! Prej muajsh para syve të Shakirës, del në dritë romanca e re e futbollistit me një studente

Çdo ditë del në dritë një tjetër tradhti e Gerard Piques ndaj Shakirës.

Bëhet me dije se futbollisti po përjeton një romancë të re me një studente. Clara Chia Marti është 23-vjeçarja që punon në kompaninë e mbrojtsit të Barcelonës “Kosmos”.

“The Sun” shprehet se dyshja janë njohur në kompani dhe prej muajsh takohen fshehurazi me njëri-tjetrin.

“Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë. Ajo është një studente që punon për të edhe në zyrën e tij, duke organizuar evente”.

“Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë ata rreth tyre e dinë se çfarë po ndodh,”-u shpreh një për burim prestigjozen britanike.

Kujtojmë që Pique dhe Shakira njoftuan ndarjen e tyre në qershor të këtij viti, përmes një deklarate për shtyp. Dyshaj i dhanë fund lidhjes së tyre 12 vjeçare, nga e cila kanë dy fëmijë Sashën dhe Milan.