Sa ndryshe do kish qenë BBV nëse brenda do ishte edhe Oriola Marashi? Por ajo e ka refuzuar ftesën sepse…

Sot Xhoi Jakaj, e ëma e Oriola Marashit, ka zbuluar në “Wake up” se modelja e njohur ka marrë ftesë për të qenë pjesë e Big Brother VIP.

“I ka ardhur, por nuk ka patur kohë”, tha psikologia. E pyetur se çfarë i kishte thënë ajo si nënë, Xhoi u shpreh se e ka lënë të lirë të zgjedhë çfarëdo që i përshtatet qëkur ishte 15 vjeç.

Kujtojmë se personazhet e fundit që u bënë pjesë e spektaklit ishin Claudio Nika dhe Big Mama, por thuhet se do të ketë vazhdimisht hyrje të reja./revistawho.com