Rrëfehet Tolgahan, tregon se do të jetë baba i një vajze

Tolgahan Sayisman është një nga aktorët më të njohur në Turqi, i cili së fundmi i është përgjigjur pyetjeve që fansat i kanë bërë në Instastory.

Gjatë përgjigjeve që ka dhënë, Tolga ka thënë se është e papërshkrueshme ndjenja e të qenurit baba dhe ka uruar që të gjithë meshkujt ta përjetojnë këtë ndjenjë.

I pyetur nëse dëshiron të jetë baba i një vajze, aktori u përgjigj se dëshiron jashtëzakonisht shumë dhe shpreson që në të ardhmen të ndodhë.