Rrëfehet Monika: Pas divorcit, sherri mes Fifit dhe Semit një traumë për mua

Që pas daljes nga Big Brother, Monika ka zbuluar përjetimet e saj brenda në këtë lojë. Këtë herë ajo i është rikthyer edhe njëherë momentit më të vështirë të sajit brenda shtëpisë.

E ftuar në emisionin “Ditë pas dite”, Monika foli për situatën e krijuar mes Fifit dhe Semit, duke e cilësuar si një ndër momentët më delikat në jetën e saj.

“Pjesa që kam kaluar me Fifin dhe Semin, për mua ka qenë trauma më e madhe pas 97 që unë kam kaluar sikletet e mija, sepse dhe unë pata një divorc në ato kohë, jeta ime nuk ishte e thjeshtë.

Ishte një traum sepse u ngritën që kjo gua po ndihmon njërën pa e ditur që kjo vajza tjetër kishte një problem dhe ajo, sepse ajo erdhi dhe tha unë ankthin e kam hequr dhe unë tani dilja si xhandar i këtyre kur unë nuk isha kjo. Këtë gjë unë e kam parë shumë keq në rrjete sociale, ku janë marrë vetëm me fjalë dhe na kanë masakruar”– u shpreh Monika.