Ronaldo kthehet në shtëpi pa trofe, si e priti e fejuara

Pak kohë më parë u përfol se Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij bukuroshe, Georgina Rodriguez, janë fejuar, pasi kjo e fundit u fotografua në Ibiza krahë futbollistit portugez me një unazë diamanti në gisht.Ndërkohë që spekulimet mendohen të jenë të vërteta, romanca e çiftit të famshëm vazhdon të jetë në “flakë”.

Modelja 24 vjeçare ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një foto duke puthur Cristiano Ronaldon, sipas Top Channel.

“Faleminderit jetë!” shkruan ajo në postim, duke shprehur në këtë mënyrë mirënjohjen për të edhe pse ai u kthye në pa trofe nga Kampionati Botëror.