Robert De Niro flet për prindërimin në moshën 83-vjeçare

Aktori legjendar, Robert De Niro ka folur për prindërimin në moshën 83-vjeçare, tani që në jetë ka ardhur vajza e vogël, Gia. Në një intervistë për The Guardian, aktori u shpreh se të jesh baba në këtë moshë është paksa e mbushur me të papritura.

Ai dhe partnerja, Tiffany Chen u bënë prindër të një vajze në qershor të këtij viti dhe De Niro tha se gjërat po shkojnë mirë, por sërish, është sfiduese. “Ti s’e di kurrë se ç’do të ndodhë. Ata (fëmijët) të surprizojnë”.

“Është ajo që është. Domethënë, është ok. Nuk bëj punët e vështira”, pranoi ai, duke shtuar: “Unë jam atje për të mbështetur të dashurën, por ajo e bën punën. Ne jemi për të ndihmuar, çka është shumë e rëndësishme”.

De Niro tha se e shijon shumë prindërimin. Ai ka dhe 2 fëmijë të tjerë, Drena, 51 vjeç dhe Raphael, 46 vjeç me ish-gruan, Diahnne Abboutt, dy binjakë 27-vjeçarë, Aaron dhe Julian me ish-të dashurën, Toukie Smith, si dhe Elliot, 25 vjeç dhe Helen Grace, 11 vjeç me ish-bashkëshorten, Grace Hightower.

Tani që është 83 vjeç e justifikojmë, por pyesim veten: “A i ndihmonte më parë ish-bashkëshortet dhe ish-të dashurat De Niro?”.

Anabelmagazine