Robert Berisha “kafshon” në qafë Lei Krajën

Prej disa javësh Tirana është kthyer në vendbanimin e Robert Berishës, për shkak të pjesëmarrjes së tij në “Dance with me”. Nga njëra javë në tjetrën këngëtarin e shohim të performojë disiplina të ndryshme të kërcimit nën shoqërimin e partneres së tij në vallëzim, Lei Kraja.Dhe na duhet ta pranojmë që disa prej kërcimeve të tyre kanë qenë shumë të zjarrtë, e ndoshta do vazhdojmë t’i shohim kështu deri në finale. Një video e realizuar para fillimit të spektaklit po bën xhiron e rrjetit pasi këngëtari i njohur shihet duke puthur ose kafshuar në qafë Leilën ndërsa i ka thënë: “E paske gjakun me sheqer, shko te doktori!”, shkruan Lapsi.al. E teksa Roberti kafshon në qafë shoqëruesen e tij në këtë ssfidë Nora me siguri e ndjek nëpërmjet Instagramit.