Rita Ora di si t’i bëjë krenarë të gjithë, këngëtarja e uron vëllain me këto foto ku nuk mungon flamuri shqiptar

Këngëtarja me origjinë shqiptare, por famë ndërkombëtare, Rita Ora ka vendosur ta urojë vëllain e saj në ditën e lindjes me disa kujtime ku ka zbuluar dhe anën patriotike të familjes.

“Gëzuar ditëlindjen Don. Është dita jote sot vëllai i vogël, të dua shumë, je shumë i zgjuar dhe me humor e s’mund  ta besoj që tani je 23-vjeç. Akoma ndihem sikur je i vogël”, ka shkruar Ora krah fotove me vëllain, i cili është i veshur me kostumin tradicional shqiptar dhe shqiponjën në xhaketë.

Këto pamje kanë marrë vëmendjen e të gjithë ndjekësve që kanë komentuar për të uruar Donin, por dhe për të treguar me krenari origjinën shqiptare.

Rita i ka treguar përherë rrenjët e saj, ndërsa në vitin 2012 realizoi dhe videoklipin ‘Shina ya light’, i cili ishte një pasqyrim në disa minuta i vendit që këngëtarja dhe prindërit e saj kaluan një pjesë të kohës para zhvendosjes në Londër./revistawho.com