Rishfaqet Donzhuani Bekim Balaj/ Kejvina Kthella rrëfen ç’ndodhi në club-in ku ndodhej dhe ish-e dashura e tij Einxhel Shkira

Kejvina Kthella mori të gjithë vëmendjen e mediave rozë ditën e sotme pasi “Intv.al” publikoi foto të saj krah futbollistit Bekim Balaj. Ata dukeshin mjaft të afërt teksa po argëtoheshin një nga club-et e natës në Tiranë. Mirëpo pas këtij lajmi ajo ka kontaktuar vetë me “Iconstyle.al” për të përgënjeshtruar këtë lajm. “Nuk është e vërtetë që ne jemi të lidhur. Madje ne nuk kemi qënë aspak në tavolinë bashkë, ai ka qënë vetëm një moment që ai është afruar të më thotë diçka”, është shprehur modelja për të njëjtin burim. Gjithashtu ajo shtoi se momentalisht është në një lidhje dashurie, por më dikë që nuk është person publik. Më tej tha se në të njëjtin club ka qënë edhe mikesha e saj Einxhel Shkira, e cila më parë ka pasur një lidhje me Bekim Balaj. Kujtojmë që mediat e kanë etiketuar Balaj si Donzhuanin e futbollit, pasi ka pasur lidhje me disa nga vajzat e njohura të showbiz-it.