Rikthehet Flori Mumajesi, kujt i thotë “Plas!”?

Prej disa muajsh Flori Mumajesi ka zgjedhur të qëndrojë larg rrjeteve sociale. Postimi i tij i fundit në ‘Instagram’ është bërë më 19 gusht dhe që prej asaj kohe këngëtari u “zhduk”. Çuditërisht ai nuk postoi në rrjetet sociale as projektin e fundit “Ja ke bo vetes”, i cili ishte në bashkëpunim me këngëtarin Bruno.
Por me sa duket Flori ka zgjedhur që rikthimin e tij ta bëjë në një ditë speciale. Një ditë para prezantimit të këngës së tij në edicionin e 20 të “Kënga Magjike”, ai ka publikuar një ‘Instastory’.
“Plas’, shkruan kantautori në foto dhe pritet që ky të jetë titulli i këngës, shkruan Who.
Për të zbuluar më tepër rreth projektit nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim surprizën që do të na zbulojë nesër.