Rikthehet Champions-i/ Faza e 1/8-ve me emocione të forta, sonte PSG-ja dhe Reali “përplasin brirët”

Rikthehet Champions-i, teksa mbrëmja e sotme do të rezervojë dy sfidat e para të fazës së 1/8-ve.

Në orën 21:00 në stadiumin “Parc des Princes”, do të zhvillohet një finale e parakohshme mes PSG-së dhe Realit të Madridit.

Të dyja skuadrat janë favorite për të arritur deri në fund në kompeticionin më të madh europian për klube, por sonte të dyja skuadrat do të “përplasin brirët” në një duel që do të ofrojë emocione të mëdha.

Takimi tjetër i orës 21:00, do të zhvillohet në stadiumin “Jose Alvalade” të Lisbonës ku Sportingu do të ndeshet ndaj Mançester Sitit.

Ekipi i Guardiolës duket favorit në letër, por ndeshjet e tilla nuk duhen kurrë nënvlerësuar.

NDESHJET E MBRËMJES SË SOTME NË FAZËN E 1/8-ve NË CHAMPIONS

PANORAMASPORT.AL