Reperi shqiptar “ndahet” nga Dua Lipa akoma pa u lidhur

Në fillim të këtij muaji në Prishtinë u mbajt “Sunny Hill Festival” për katër ditë rresht. Ndër artistët e shumtë që performuan në këtë festival ishte edhe reperi i njohur si Azet.

Pas performancës në “Sunny Hill”, reperi bëri “zhurmë” me një dedikim për Dua Lipën. Ai postoi një foto me Duan duke shkruar se ishte i zënë dhe si “konfirmim” vendosi një zemër dhe një dry. Por sot, ai ka marrë sërish vëmendje me një postim që ka bërë në “Instagram”.

Reperi ka publikuar disa foto krahas së cilave ka shkruar “Jam sërish single”, duke etiketuar dhe Dua Lipën. Çfarë po ndodh këtu?

Pas përfundimit të festivalit katër ditor”Sunny Hill” që u mbajt në Kosovë, Dua Lipa udhëtoi drejt Shqipërisë. Këngëtarja shqiptare me famë botërore pritet të interpretojë në Sunny Hill Tirana, që do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 Gusht në kryeqytet.

Dua ka ndarë së fundmi disa fotografi përmes së cilave ka bërë me dije se ndodhet ende në Shqipëri. “Vajza shqiptare në Shqipëri”, ka shkruar këngëtarja shqiptare krahas fotove nga bregdeti. Sakaq, kujtojmë që në festival pritet të këndojnë shumë yje të njohur.

Në mesin e artistëve që janë konfirmuar deri më tani, janë dy artistët e famshëm italianë Fedez dhe Tananai. Do të këndojë gjithashtu reperi me origjinë shqiptare, Action Bronson si dhe britaniku Stormzy. Nga artistët shqiptarë është konfirmuar Dafina Zeqiri, Elgit Doda, Dren Abazi dhe Dj Regard.