Reperi shqiptar dhe bashkëshortja e tij infektohen me koronavirus

Reperi i njohur shqiptar Skerdi dhe bashkëshortja e tij Vesa janë infektuar me koronavirus.

Lajmi u dha nga vetë reperi në një postim në Instagram.

Skerdi Ago u shpreh se edhe pak ditë që të mbarojë vetizolimin dhe më pas do i rikthehet projekteve muzikore.

“E di që ju kam premtuar disa projekte të reja por unë dhe gruaja ime, Vesa Ago jemi duke u shëruar nga COVID-19. Kanë mbetur edhe pak ditë derisa të mbarojë izolimi dhe atëherë do ketë shumë këngë të cilat i kam gati për ju,”– shkroi ai në një postim në InstaStory, drejtuar ndjekësve.

Dhe më pas u bëri apel që të kujdesen për veten dhe familjarët.

“Mbroni veten dhe familjarët tuaj. Kjo situatë do të kalojë shumë shpejt,”- përfundoi ai.

Çifti i njohur janë prindër të një djali, që erdhi në jetë në muajin janar.

/Panoramaplus.al