Rënie drastike në peshë, arsyet se përse Celine Dion është transformuar në këtë formë

Celin ka thënë se gjendja e saj shëndetësore është mjaft e mirë dhe se humbja në peshë i atribuohet pasionit të saj të ri, baletit, që e praktikon katër herë në javë.

Këngëtarja e njohur Celine Dion ka vendosur ti përgjigjet kuriozitetit të gjithë ndjekësve të saj lidhur me rënien drastike që ajo ka pësuar në peshë.

Ajo tha për The Guardian: “Unë nuk jam anoreksike. Njerëzit mërziten sepse unë jam e dobët pa bërë asnjë përpjekje, por unë kam qenë e hollë gjatë gjithë jetës sime. Askush në familjen time nuk është mbipeshë.”

Celin ka thënë se gjendja e saj shëndetësore është mjaft e mirë dhe se humbja në peshë i atribuohet pasionit të saj të ri, baletit, që e praktikon katër herë në javë.

“Unë jam duke punuar shumë. Më pëlqen të lëviz dhe prandaj kam humbur shumë peshë”– ka thënë 51-vjeçarja e cila duket më elegante se kurrë më parë.

Mirëpo janë dhe disa arsye që ndikojnë në rënien e saj në peshë.

Celine ka humbur bashkëshortin e saj Angelil Rene pasi ky humbi betejën me kancerin në 2015-ën dhe vdiq në moshën 73-vjeçare.

Më pas këngëtarja u përball me vdekjen e vëllait, dy ditë pas humbjes së të shoqit, Dion, po nga e njëjta sëmundje.

Edhe Celine ka patur problemet e saj shëndetësore. Sipas një njoftimi në media, në 2014-ën u tha se këngëtarja kishte një “inflamacion në muskujt e fytit”, gjë që e pengoi atë edhe të performonte në disa shfaqje.

(A.B)/Dosja.al