Redon Makashi sapo na futi në dyshime, plani për dasmë sekrete

Redon Makashi është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, i cili është mjaft i rezervuar përsa i përket jetës së tij private. Edhe pse publiku është kurrshtar të dijë diçka rreth jetës së tij personale, ai gjithmonë ka preferuar që ta mbaj larg syrit tij. Prej kohësh thuajse në çdo intervistë të mundshme ai pyetet se kur do të martohet, për t’i shuar kështu edhe kuriozitetin fansave të tij. Mbrëmjen e një dite më parë Makashi ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku as kësaj here nuk iu shmang dot pyetjes se “kur do të martohet?”. E mesa duket Redoni është lodhur paksa nga kjo pyetje, pasi ka theksuar se gjithmonë largohet vëmendja nga arritjet e tij profesionale duke u fokusuar te jeta e tij private, shkruan Panorama Plus. “Më pyesin në çdo intervistë. Flasim për artin, për muzikën apo të tjera aktivitete artistike dhe shikon që titujt e dalë në portale kanë shkëputur vetëm këtë… Se çfarë u tha për muzikën, për artin, u harrua. Kur të dalin gjërat, do dalin tamam dhe do martohem”, tha Redoni. Por moderatorja e emisionit ka këmbëngulur sërish duke e pyetur se kur do të kemi dasmë, dhe këngëtari i njohur dha një përgjigje, që na futi të gjithëve në dyshime. “Po unë edhe mund të martohem dhe nuk them gjë fare që jam martuar…”, tha Redoni, ndërsa po rikthehet në panel.