“Rastet me koronavirus do të shtohen që çakejtë të shqyejnë teatrin”, Olti Curri i bashkohet protestës së artistëve

Pavarësisht vendimit të Këshillit Bashkias, shumë artistë dhe qytetarë vijojnë protestën para Teatrit Kombëtar. Një nga emrat e njohur që i ka dalë në mbrojtje teatri është edhe Olti Curri.

Opinionisti e ka lidhur situatën me atë çka po ndodh momentalisht në vend. “Rastet e koronavirusit, këto ditë do të vijnë duke u shtuar, deri sa çakejtë të shqyejnë teatrin me gjithë sheshin e tij…”, ka shkruar Curri.

“Nuk është sondazh. Është zgjedhje jetësore për ne dhe brezat që do të vijnë. Diktaturë vs Demokraci”, ka vijuar më tej Olti. Lidhja me shifrat e dhëna për Covid në vend nuk vjen më kot nga opinionisti.

Në dy ditët e fundit, konfirmohen 18 raste të reja. Ndërkohë, ditët pararendëse, kjo shifër arriti deri në 4, duke sjellë përmirësim të situatës në Shqipëri… /News31.al