“Qofsh me ëngjëjt Eva”, Bes Kallaku mesazh ngushëllimi për vajzën e Vangjel Tavos

Aktori Bes Kallaku i ka dedikuar një mesazh ngushëllimi vajzës së Vangjel Tavos, Evanthia, e cila humbi jetën tragjikisht një ditë më parë në një aksident në Maqedoninë e Veriut.

“Qofsh me engjejt Eva!!! I lehte te qofte dheu!!! E pabesueshme!”, shkruan Kallaku teksa publikon edhe një foto të saj.

24-vjeçarja Eva Tavo udhëtonte në mjetin tip ‘Audi’ nga Tetova për në Shkup, kur u përfshi në një aksident. Ngjarja ndodhi dje në ora 14:00 në autostradën “Nënë Tereza”, në fshatin Laskarci.

Mediat maqedonase raportojnë se mjeti me targa shqiptare, i drejtuar nga 40-vjeçari me inicialet V.M., shtetas shqiptar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Nga plagët e marra në aksident, pasagjerja mësohet se ka ndërruar jetë në vend, ndërsa shoferi është plagosur rëndë. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa hetimet vijojnë.