Qëllimi i radhës i Jeff Bezos? Të sfidojë vdekjen dhe të gjejë sekretin e përjetësisë

Zbulimi i hapësirës është dukur gjithnjë si kufiri i qënies njerëzore, por ja që nuk është kështu! Miliarderi Jeff Bezos, pasi e shndërroi hapësirën edhe në destinacion turistik është në kërkim të diçkaje tjetër po aq “të pamundur” në dukje. Të mposhtë plakjen dhe vdekjen!

Themeluesi i Amazon, thuhet se po  investon në një kompani e cila po mundohet të gjejë një mënyrë për të kthyer mbrapsht procesin e plakjes, sipas MIT Tech Review.

Altos Labs u themelua në fillim të vitit 2021 dhe po tundon dhjetëra shkencëtar “të çmendur” me paga të larta që arrijnë $1 milionë dollarë në vit ose më tepër, dhe u lejon atyre të bëjnë studime të pakufizuara rreth plakjes së qelizave apo arritjes së rinisë së përjetshme.

57-vjeçari dha dorëheqjen nga pozicioni i CEO-s në kompaninë Amazon në korrik dhe deklaroi se tashmë ai do t’i dedikojë më tepër kohë projekteve filantropike dhe pasioneve të tij, siç ishte kompania e tij hapësinore Blue Origin, pa përmendur interesin e tij më të fundit: përjetësinë!

Ç’janë laboratorët Altos dhe cili është qëllimi i tyre?

Riprogramimi i qelizave nisur nga procesi biologjik i plakjes së njeriut. Ky është pikërisht qëllimi i kompanisë, Qëllimi i kompanisë: të ndjekë një teknologji që mund të riprogramojë qelizat në mënyrë biologjike duke mundësuar rinimin e tyre dhe mbase zgjatjen e jetës së njeriut. Gjithsesi, ende dihet shumë pak rreth kësaj kompanie.

Këtij projekti pritet t’i bashkohet biologu spanjoll Juan Carlon Izpisúa Belmonte, i cili njihet për studimet e tij në miksimin e embrioneve njerëzore me ato të majmunëve.

Profesori Steve Horvath gjithashtu i është bashkuar skuadrës. Ai është themeluese i të ashtu-quajturës ‘ora biologjike’ e cila mund të masë plakjen e njeriut. Deri më tani thuhet se qëllimi kryesor i kësaj kompanie s’janë paratë, por studimi në vetvete dhe nxjerrja e një përfundimi.

Burimi: The Guardian, OneZero