Puthja e parë në publik e Dua Lipës me vëllain e vetëm të motrave Hadid

Menjëherë pas ndarjes së Dua Lipës me shefin e njohur të kuzhinës, Isaac Carew, u përfol se këngëtarja e famshme ishte në një romancë të re. E në fakt këtyre aludimeve u erdhi fundi, pasi Dua dhe Anwar Hadid e kanë zyrtarizuar lidhjen. Çifti i ri është fotografuar së fundmi gjatë një festivali muzikor në Londër. Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, duket se ata nuk kanë ngurruar që ta shfaqin haptazi dashurinë për njëri-tjetrin. Gjatë këtij festivali, paparacët kanë arritur që të sigurojnë fotografi të tyre, madje edhe duke u puthur në public, shkruan Panorama Plus. Kujtojmë se Anwar është vëllai i motrave Hadid, Bella dhe Gigi. Më herët ai ka qenë në një lidhje me Nicola Peltz, por u nda verën e 2018.