Puthën vajzat në buzë, Fjorentina: E tepruar, edhe prekjet!

Ish banorja e Big Brother, Fjorentina Halili këtë të enjte ishte në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku komentoi puthjet e realizuara gjatë programit të këtij viti mes Ilir Shaqirit dhe vajzës së tij apo dhe Semi Jaupaj me babain e saj. Sipas Fjorentinës, ishin pak të ekzagjeruara sidomos sjelljet e Semit ndaj babait të saj.

“Në një emision siç është Big Brother që ne kemi parë puthjen e Semit me babait dhe Ilirit me vajzën e vet. Me duken nje çik të ekzagjeruara sepse në televizion është ndryshe ka njerëz që janë mendje mbyllur, mendje hapur, që e mendojnë ndryshe këtë gjë. Ajo ishte pak e ekzagjeruar se vajza 25 vjeçe, okej dashuria, malli emocionet të gjitha përmblidhen aty brenda.

Se dhe mua kur më ka ardhur babi kur kam qenë në Big Brother ishte një lloj emocioni shumë të madh sa që kur e shikoja doja vetëm ta puthja. Ishte një çik e ekzagjeruar, mënyra e të ulurit në prehër, të ngriturit të këmbës, të prekurit.”

Me tej tha se “nipin e puth edhe unë por nuk nxjerr në rrjetet sociale”. Ajo pohoi se duke qenë se nipi im 7 vjeçar është autik dhe e tregon në këtë formë dashurinë që ndjen ndaj tij.

/abcnews.al